Teodor Keko, zëri i shpirtit që u këput duke kënduar, 23 vite më parë

Teodor Keko, zëri i shpirtit që u këput duke kënduar, 23 vite më parë

Nga Albert Vataj Më 22 gusht 2002, Teodor Keko i dorëzohej vdekjes ende i ri në moshë, por me një jetë të mbushur me përjetim e me ëndrra, me zjarrin e vargut dhe me fjalën e tij që gjëmonte si kushtrim. Ai nuk jetoi gjatë në vite, por jetoi gjatë në thellësi, duke i dhënë kohës së tij një dendësi të rrallë, ku poezia, proza, gazetaria dhe qëndrimi qytetar u bënë shenja të pashlyeshme të pranisë së tij. Në kujtesën kolektive, Keko mbetet jo vetëm poeti që tronditi me ndjeshmëri e metaforë, por edhe gazetari e publicisti i “Koha Jonë”, ku ngriti zërin e reagimit për plagët e shoqërisë shqiptare, duke e shndërruar fjalën në një armë të ndërgjegjes. Në faqet e shtypit ai u...