Dogji ullinjtë e fqinjit pas një konflikti, arrestohet zjarrvënësi në Drashovicë

Dogji ullinjtë e fqinjit pas një konflikti, arrestohet zjarrvënësi në Drashovicë

Policia e Vlorës ka arrestuar një person në lidhje me vatrën e zjarrit që u regjistrua mbrëmë në zonën e Drashovicës në Selenicë. Nga hetimet paraprake dyshohet se E. B., 43 vjeç, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Mbrëmjen e kaluar Ministria e Mbrojtjes, në një reagim të saj në rrjetet sociale, shkroi se tre vatrat e zjarri të shfaqura...