I dënuar me mbi 9 vite burg për vjedhje, arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia

I dënuar me mbi 9 vite burg për vjedhje, arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar këtë të premte në Bulqizë. Shtetasi me iniciale K.H., është dënuar me 9 vite e 3 muaj burg nga autoritetet italiane për vjedhje. Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin në Itali. Njoftimi: Bulqizë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. I dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim nga autoritetet italiane, për vjedhje, kapet në Bulqizë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 22-vjeçari. Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”. Gjatë saj,...