Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Pejë, makina përplaset me shtyllën, ndërron jetë në spital shoferi
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se viktima është se shoferi i makinës. Mjeti mësohet se ka goditur shtyllën e ndriçimit. Si pasojë e plagëve shoferi ka ndërruar jetë në spital. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:20. Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Sot rreth orës 05:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila ka goditur shtyllën e ndriçimit rrugorë, si pasojë e këtij vetaksidenti...