Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Rama ndan pamjet: Muzeu Arkeologjik në Durrës do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm kulturor
                            Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit. “Dhe nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, ku thesaret e historisë me mbi 2400 objekte arkeologjike do i rikthehen Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, e ku brenda vjeshtës, në pavione moderne e kushte bashkëkohore, muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një hapësirë tërheqëse për vizitorët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.