Mos harroni çadrën! Reshje shiu dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Mos harroni çadrën! Reshje shiu dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, në orët e pasdites mot me vranësira të pakta kryesisht në veri të vendit. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në pjesën tjetër të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në veriperëndim-perëndim dhe pjesërisht në qendër (qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë) reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten...