Vrasja për kanalin e ujit në Divjakë, zbardhet dëshmia e autorit: 3 vite parë dhunoi babanë tim

Vrasja për kanalin e ujit në Divjakë, zbardhet dëshmia e autorit: 3 vite parë dhunoi babanë tim

Pak orë pasi u arrestua, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Besmir Kumrisë në fshatin Kryekuq të Divjakës. Xheison Toromeni dëshmoi në polici se viktima i kishte dhunuar babanë tre vjet më parë për një kanal uji. Sipas tij, kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit. “Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babanë. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”, mësohet të jetë shprehur 32-vjeçari para oficerëve të policisë në dëshminë paraprake. Krimi ndodhi në një këtë lokal në fshatin Kryekuq dy ditë më parë. Viktima ishte në një tavolinë me disa persona...