Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Muzeu i Arbëreshëve në Vuno, projekti parashikon dhe restaurimin e dy kishave monument kulture
Historia e Arbëreshëve në një muze në Vuno të Himarës. Projekti për këtë muze që është në qendrën historike parashikon gjithashtu edhe restaurimin e dy kishave. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja inspektoi këto ditë hapësirën ku do të ngrihet Muzeu i Arbëreshëve, ndërsa shprehet se ai do të lidhë historinë e diapsorës më të vjetër shqiptare e brezat e sotëm. “Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno, Himarë, një nga zonat nga ku nisi ai eksod! Inspektuam hapësirën ku do të ngrihet Muzeu i Arbëreshëve, një projekt që sjell në atdhe kujtesën, kulturën dhe shpirtin e një komuniteti që ka ruajtur gjuhën dhe traditat për më shumë se pesë shekuj larg Shqipërisë. Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por...