Zjarri përfshin pyjet në Fushë-Arrëz, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarri përfshin pyjet në Fushë-Arrëz, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Një vatër e re zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Arrëz, konkretisht në pyjet pranë fshatit Kryezi, në zonën e Podinatit. Zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke përfshirë pyje me pishë të zezë, një pasuri natyrore me rëndësi të veçantë për zonën. Në terren ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Policia, të cilët po përpiqen të vënë nën kontroll flakët. Bashkia e Fushë-Arrëzit ka lëshuar një thirrje urgjente për ndërhyrje nga ajri, duke kërkuar mbështetje shtetërore për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Njëkohësisht, u është bërë apel banorëve të zonës që të mobilizohen dhe të ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e flakëve.