Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr i fuqishëm në kodrat pranë Drashovicës, Selenicë, era përhap flakët me shpejtësi
Një vatër zjarri është aktivizuar sot në kodrat pranë fshatit Drashovicë, në Bashkinë Selenicë. Terreni i vështirë ku janë përhapur flakët po e bën të vështirë ndërhyrjen për fikjen e zjarrit, ndërsa era e fortë që fryn po ndihmon përhapjen e tij me shpejtësi. Autoritetet lokale dhe banorët e zonës po punojnë për të mbajtur situatën nën kontroll. Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo rrezikim të banesave.