Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tragjedi e dyfishtë në Vlorë/ Fëmija bie nga lartësia në Lungomare, një grua hidhet nga ballkoni
Foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas raportimeve, një fëmijë ka rënë nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që një ngjarje tjetër u regjistrua po në qytetin i Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i një banese. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së muzikës, ndërsa rrethanat nuk janë ende të qarta./ZËRI