Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tronditet Vlora! Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati
Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Një fëmijë ka rënë nga lartësia nga banesa e tij, e cila ndodhet në Lungomare. Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe pritet një komunikatë e policisë për të mësuar më tepër sesi paraqitet gjendja e tij. Ndërkohë, pranë Shkollës së Muzikës në Vlore një grua është hedhur nga ballkoni i një banese, ku dyshohet se ka gjetur vdekjen në vend.