Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta drejtoresha e fshatrave SOS për fëmijët në Shqipëri
Është ndarë para kohe nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Adela Sefa Maçi, Drejtoreshë Nacionale e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Shqipëri. Lajmin e trishtë e bëri fillimisht publik drejtoria ku ajo punonte. “Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe në zemër, ju njoftojmë për ndarjen e parakohshme nga jeta të znj. Adela Sefa Maçi, Drejtoreshë Nacionale e SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri” ishte mesazhi i Fshatrave SOS të Fëmijëve Shqipëri. Lajmin e trishtë e ndau edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. – “Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adeles, një profesioniste e çmuar në fushën e kujdesit për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe përfaqësuese e nderuar e Fshatrave SOS. Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...