Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë dhe kanë avancuar me shpejtësi drejt zonave të banuara. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka hyrë edhe në disa objekte të fshatit, përfshirë kasolle të ndërtuara prej druri. Po ashtu, raportohet se janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj. Në vendngjarje, deri pak minuta më parë, ndodhej vetëm një makinë policie dhe kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende. Bëhet thirrje për ndërhyrje urgjente për të shmangur një situatë më të rënduar.