No Image Available

Flakët rrethojnë veriun: Zjarri në Fushë-Arrëz kërcënon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Situata e zjarreve rëndohet në veri të vendit. Tre vatra zjarri u raportuan pasditen e sotme në zonën e Fushë-Arrëzit, qarku i Shkodrës. Pas dy të parave në Njësinë Blerim, është shfaqur një tjetër vatër zjarri pasdite vonë në pyjet pranë fshatit Kryezi, Njësia Qada e Malit, që kërcënon edhe banorët sipas autoriteteve vendore. Më parë u ndezën zjarret në Kulumri. Bashkia Fushë-Arrëz bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhereshme nga ajri. Vatrat përhapen me shpejtësi për shkak të flakëve, edhe pse shumë forca janë në aksion. Ndërhyrja nga toka cilësohet tepër e vështirë dhe në kryezi e pamundur, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Kreu i Pyjores, Artmir Doda, u shpreh se situata është e vështirë dhe kërkoi ndihmën e Ushtrisë dhe banorëve. Ai tha...