Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”Serbia në prag të lu*tës civile”, Bytyçi: Destabilizimi rrezikon Kosovën dhe Shqipërinë
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi komenton tensionet në Serbi, ku prej muajsh po zhvillohen protesta masive kundër presidentit Aleksandar Vuçiç. Sipas Bytyçit, situata është e jashtëzakonshme dhe po i afrohet kufirit të një lufte civile. ”Mbështetësit e Vuçiç po përleshen me studentët protestues. Këto skena nuk kanë ndodhur as në Shqipëri kur u rrëzua monumenti i diktatorit, ndërsa në Serbi mbrojnë një diktator përmes dhunës. Mjafton një shkëndijë dhe askush nuk e di si mund të përfundojë”,-u shpreh ai. Eksperti paralajmëroi se çdo destabilizim në Serbi do të ndikojë drejtpërdrejt në rajon. ”Çdo zhvillim negativ në Serbi reflektohet menjëherë në Shqipëri dhe Kosovë, duke pasur pasoja në procesin e integrimit evropian”.