Kaloi vijën liqenore në mënyrë të paligjshme, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

Kaloi vijën liqenore në mënyrë të paligjshme, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

Shërbimet e Policisë Kufitare të Tushemishtit kapën dhe bllokuan një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në mënyrë të paligjshme. Policia njofton se për secilin prej tyre u morën masa administrative, sipas ligjit. “Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, konstatuan përballë fshatit Tushemisht një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë, me 7 persona në bord. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti kishte kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Ai, së bashku me personat në bord, u shoqërua në Stacionin e Policisë për procedura të mëtejshme. Në përfundim të verifikimeve,...