Tushemisht/ Jet Ski me 7 persona hyn në ujrat territoriale shqiptare në mënyrë të paligjshme

Tushemisht/ Jet Ski me 7 persona hyn në ujrat territoriale shqiptare në mënyrë të paligjshme

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski me 7 persona në bord, të cilët kishin hyrë në ujërat territoriale shqiptare në mënyrë të paligjshme përballë fshatit Tushemisht, në liqenin e Ohrit. Sipas njoftimit zyrtar, mjeti u kap gjatë patrullimit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike. Pas verifikimeve, rezultoi se Jet Ski kishte kaluar kufirin shtetëror pa leje. Të gjithë personat në bord u shoqëruan në stacionin e Policisë për procedurat përkatëse. Pas përfundimit të veprimeve, u vendosën masa administrative: 10 000 lekë ndaj një të mituri dhe 50 000 lekë për secilin nga gjashtë të rriturit, në bazë të ligjit “Për mjetet lundruese” dhe ligjit “Për kontrollin e kufirit...