E rëndë/ Makina përplaset me murin e një banesë, raportohen dy të plagosur, dyshohet se…

E rëndë/ Makina përplaset me murin e një banesë, raportohen dy të plagosur, dyshohet se…

Një aksident ka ndodhur në Ndërnënas të Libofshës. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy shtetas të cilët janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier. Burimet nga spitali bëjnë me dije se njeri prej të plagosurve po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pasi ka dëmtime të rënda. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.