Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kapet në arrati 28-vjeçari/ Në kërkim për vjedhje dhe me masë ‘arrest në burg’, nga Gjykata (EMRI)
Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim dhe me masë sigurie nga gjykata për vjedhje, është lokalizuar dhe plrangosur nga policia e Fierit ditën e sotme (21 gusht). Burime zyrtare thanë se i prangosuri është Haki Xhindi, banues në Roskovec, ndaj të cilit kishte masë sigurie në mungesë “arrest me burg”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin H. Xh., 28 vjeç, banues në Roskovec, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vjedhja”, tha policia vendore. Pas veprimeve paraprake, materialet i kaluan prokurorisë vendore për hetime të mëtejshme.