Balluku poston pamjet: Investimi në nënstacionin elektrik në Fier, dyfishim i kapaciteteve

Balluku poston pamjet: Investimi në nënstacionin elektrik në Fier, dyfishim i kapaciteteve

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se nënstacioni elektrik në Fier, është tashmë transformuar dhe kapacitetet janë dyfishuar duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me energji elektrike për të gjithë zonën. Balluku ka postuar pamje nga ky investim i ri i realizuar sipas parametrave bashkëkohorë teksa theksoi se “tani nënstacioni i ri elektrik në Fier është gati”. ”Ky është një investim me parametra modernë, i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur edhe sigurinë e rrjetit”, tha Balluku. Nënstacioni elektrik në Fier është një projekt strategjik me rëndësi që parashikohet të lidhet së shpejti me rrjetin në Fier, me Rrashbullin dhe më tej përmes një linje nënujore drejt Italisë, duke kontribuar në forcimin e...