Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident në aksin Vlorë-Orikum, një i plagosur
Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në aksin Vlorë-Orikum, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e një parakalimi të gabuar. Si pasojë e aksidentit ka mbetur një person i plagosur, i cili është rtansportuar menjëherë drejt spitalit të Vlorës. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë polica ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.