Njeriu më i vjetër në botë feston sot ditëlindjen

Njeriu më i vjetër në botë feston sot ditëlindjen

Britanikja Ethel Caterham ka festuar 116-vjetorin e lindjes, duke u shpallur zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë. Ethel, e cila jeton në një shtëpi për të moshuar në Lightwater, Surrey (Angli), u bë personi më i vjetër në jetë në muajin prill të këtij viti, pas ndarjes nga jeta të murgeshës braziliane, Inah Canbarro Lucas, në moshën 116-vjeçare. Ethel ka lindur më 21 gusht 1909, duke qenë kështu personi i fundit i mbetur gjallë nga koha e Edward VII. Madje, për ditëlindjen e saj të 115-të, mbreti aktual Charles III – stërnip i Edward VII – i dërgoi një kartolinë urimi. Jeta e Ethel ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm nëpër histori: ajo lindi tre vite përpara fundosjes së Titanikut, tetë vite para Revolucionit...