Lituania ndalon fluturimet në kufirin me Bjellorusinë pas incidenteve me dronë

Lituania ndalon fluturimet në kufirin me Bjellorusinë pas incidenteve me dronë

Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters të enjten se kishte vendosur një zonë ndalim-fluturimi përgjatë një pjese të kufirit të saj me Bjellorusinë, pranë kryeqytetit të saj Vilnius. Ky veprim vjen pasi disa dronë u rrëzuan në hapësirën ajrore të Lituanisë, pasi hynë në hapësirën e saj ajrore nga ky drejtim. “Kjo u bë në lidhje me situatën e sigurisë dhe kërcënimet ndaj shoqërisë, duke përfshirë rreziqet për aviacionin civil për shkak të shkeljeve të hapësirës ajrore nga avionë pa pilot”, tha një zëdhënës i Ministrit të Mbrojtjes në një email për Reuters. Aty thuhej se zona e ndalim-fluturimit do t’u lejonte forcave të armatosura të reagonin ndaj ndërhyrjeve të mundshme në të ardhmen dhe se avionët në zonën e...