VIDEO/ Sherr në një anije turistike për mish pule

VIDEO/ Sherr në një anije turistike për mish pule

Bota E Enjte, 21 Gusht 2025 16:51 Një përleshje e dhunshme shpërtheu në një anije turistike Carnival, kjo pasi pasagjerët u përleshën ndërsa prisnin në radhë për ushqim. Videoja e përleshjes tregon një grup pasagjerësh të rinj që shkëmbejnë grushte dhe hedhin njëri-tjetrin në tokë, ndërsa pasagjerë të tjerë mblidhen përreth për të parë kaosin. Rojet u përpoqën të ndërhynin dhe njëri prej tyre u largua nga përleshja dhe nxori radio-telefonin e tij. Anija u nis nga Miami të enjten e kaluar dhe bëri dy ndalesa në Bahamas përpara se të kthehej në Florida të hënën. Carnival nuk iu përgjigj kërkesës së gazetës për koment.