Tabaku: Shpresa e ekonomisë është kthyer tek mosha e tretë, vendi ka humbur forcën tërheqëse të punës

Tabaku: Shpresa e ekonomisë është kthyer tek mosha e tretë, vendi ka humbur forcën tërheqëse të punës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se emigracioni është drama e vërtetë e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i forcës së punës ka prekur konsumin, shpenzimet dhe vetë punësimin. Përmes një video të postuar në Facebook, teksa i referohej edhe të dhënave të fundit të INSTAT, sipas të cilave punësimi tek personat mbi 64 vjeç është rritur me 7.9%, duke sinjalizuar plakjen e tregut të punës. ”Shqipëria nuk e ka më avantazhin konkurrues të të rinjve që punonin dhe investonin këtu; shpresa e ekonomisë është kthyer tek mosha e tretë, vendi ka humbur forcën tërheqëse të punës për shkak të sistemit aktual dhe politikës fiskale”, u shpreh ajo mes të tjerash. Tabaku përmend faktorët, si rritja e taksave, pamundësia për të...