Trump: Për të fituar në Ukrainë, duhej të sulmohej Rusia

Trump: Për të fituar në Ukrainë, duhej të sulmohej Rusia

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish në lidhje me luftën në Ukrainë, duke kritikuar ashpër qasjen e administratës paraardhëse të Joe Bidenit, si dhe duke theksuar se fitorja ndaj Rusisë është e pamundur pa sulm ndaj vendit pushtues. “Është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin pushtues. Është si një ekip i madh që ka një mbrojtje fantastike, por nuk mund të luajë në sulm. Nuk ka asnjë mundësi për të fituar!”, shkruan Donald Trump në platformën “Truth”. Në këtë postim, Trump e cilësoi ish-presidentin Joe Biden si “të korruptuar dhe të paaftë”, duke e akuzuar se i ka lejuar Ukrainës vetëm të vetëmbrohet dhe jo të ndërmarrë ofensiva kundër Rusisë. “Dhe kështu ndodhi me Ukrainën dhe Rusinë. Joe...