Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Skema Kombëtare e Investimeve 2025: Deri në 50% mbështetje për agroturizëm dhe energji të rinovueshme
Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve 2025 qeveria po nxit investimet në agroturizëm dhe sektorin bujqësor, duke ofruar deri në 50% grant, deri në 15 milionë lekë për subjekt, për investime që përfshijnë edhe instalimin e paneleve fotovoltaike. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bën të ditur se kjo masë synon rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe uljen e kostove për bizneset rurale, duke garantuar energjisë të qëndrueshme dhe të mjaftueshme deri në 110% të nevojave energjetike të objektit. Sipas AZHBR-së, subjektet përfituese mund të sigurojnë financim të plotë falë kombinimit të grantit me Kredi të Butë (me interes vetëm 2%) dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit. Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2025 në zyrat e AZHBR, në kuadër të 9 masave mbështetëse për...