Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Në mes të tensioneve me Perëndimin, Bjellorusia hap diskutimin për armatimin bërthamor të raketave të saj
                            Bjellorusia po shqyrton mundësinë e pajisjes së sistemeve të saj të raketave me koka bërthamore. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë i sigurisë në Minsk, në një kohë kur tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit vijojnë të rriten. Minsku nuk posedon armë bërthamore, por strehon në territorin e tij armë taktike ruse, të cilat mbeten nën kontrollin e Kremlinit. Presidenti Aleksandër Lukashenko, në pushtet që prej vitit 1994 dhe aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, deklaroi gjatë një takimi për prodhimin e armëve se Bjellorusia duhet të modernizojë kapacitetet e saj ushtarake. “Dinamika e kërcënimeve ushtarake dhe rritja e ndjeshme e shpenzimeve ushtarake nga fqinjët tanë perëndimorë na detyrojnë të forcojmë vazhdimisht aftësitë mbrojtëse të Bjellorusisë, Rusisë dhe bashkimit tonë”, citohet të...