Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Hapësirat publike, Rama poston pamjet: Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri
Kryeministri Edi Rama thotë se lirimi i hapësirave publike nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri. Rama ka postuar pamje nga lirimi i hapësirave publike në të gjithë vendin. ”Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin”,-shkruan Rama. Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik. Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.