Zbuloi krimet e luftës kundër serbëve në Kroaci, Serbia ndjek penalisht dëshmitarin  

Zbuloi krimet e luftës kundër serbëve në Kroaci, Serbia ndjek penalisht dëshmitarin  

Nga dëshmitar kryesor në të pandehur. Kjo është rruga e Krunosllav Fehirit, dëshmia e të cilit ishte vendimtare në gjyqin e Branimir Gllavashit në Kroaci, për krime lufte kundër civilëve serbë në vitin 1991. Në fillim të gushtit, Prokuroria për Krime Lufte në Beograd ngriti aktakuzë kundër Fehirit – një veprim që njohësit e këtij rasti e konsiderojnë si të pazakontë, po aq sa edhe heshtjen e zyrtarëve të Zagrebit për të. Si i mitur, Krunosllav Fehir ishte pjesëtar i Batalionit të Osijekut të Branimirit – një formacion që ishte në varësi të drejtpërdrejtë të Gllavashit, njërit prej themeluesve të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dhe, në atë kohë, njeriut de facto më të fuqishëm në zonën e Osijekut, në Kroacinë lindore. Gllavash u dënua me...