Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Doganat, strategji të re për sistemet dixhitale doganore sipas standarteve të BE-së
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me AKSHI-n dhe UNCTAD dhe me asistencën e DG Taxud ka filluar prej kohësh draftimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në kuadër të aderimit në Bashkimin Evropian.Grupi i Përhershëm i Punës zhvilloi sot mbledhjen e radhës duke u fokusuar në tre kolonat kryesore të sistemeve:I. Sistemet qendrore Transevropiane të zhvilluara nga Komisioni që mund të kërkojnë dhe zhvillime nga vendet kandidate, ku përfshihen 18 sisteme IT si: për shkëmbimin e certifikatave të Dritares së Vetme Doganore të BE-së; kontrolli importit; menaxhimi i riskut doganor; eksportuesit të regjistruar; informacioni i detyrueshëm tarifor evropian; regjistrimi dhe identifikimi i operatorit ekonomik- EORI2; AEO; menaxhimi i garancisë; sistemi IPR; tarifa e integruar etj.II. Sistemet e decentralizuara Transevropiane...