Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha: AKSHI, sipërmarrja private e Ramës, Daniel Shima u kërcënua me vdekje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe strukturave shtetërore, duke e cilësuar rastin e zhdukjes dhe rishfaqjes së ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, si një akt të “terrorizmit shtetëror”. Sipas Berishës, Daniel Shima ndodhet “në qendër të një cikloni interesash nga më mafiozet”. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha akuzoi AKSHI-n si “sipërmarrje private” të Ramës, ku tenderat milionësh dyshohet se përcaktohen nga kunati i Linda Ramës, Armand Fangu. Berisha përmendi regjistrime ambientale që tregojnë një bisedë mes Gerond Meçes, fituesit të tenderave me vlerë 46 milionë euro, dhe një personi tjetër, ku pretendohet se tenderat shpërndahen me ndërhyrjen e palëve të lartpërmendura. Për Berishën, mesazhi i Shimës “Po më arrestojnë” tregon përfshirjen e strukturave...