Si u bë franga shqiptare në vitet ’30 monedha më e fuqishme e Evropës?

Si u bë franga shqiptare në vitet ’30 monedha më e fuqishme e Evropës?

Kolapsi global i Kursit të Këmbimit që prodhoi ‘paradoks’ në vendin më të varfër të Evropës Gjatë Depresionit të Madh që pasoi kolapsin e Wall Street, ndër të tjera, bota u prek edhe nga kolapsi i sistemit monetar ndërkombëtar. Politika monetare e njohur si “Standardi i Arit”, parashikonte që paratë në qarkullim të korrespondonin me një sasi ari të caktuar. Praktikisht, skema mundësonte përhapjen e parave letër për të rritur fuqinë blerëse duke krijuar instrumente krediti 3 herë më tepër sesa rezervat e arit të grumbulluara nëpër bankat që emetonin kartëmonedhat. Kjo skemë në thelb synonte zhvillimin e ekonomisë përmes mobilizimit të forcave prodhuese të vendit. Por ajo që ndodhi pas kolapsit të Wall Street dhe gjatë Depresionit të Madh bëri që shumë vende të...