Britanikja më e vjetër në botë feston 116-vjetorin

Britanikja më e vjetër në botë feston 116-vjetorin

Personi më i vjetër në botë feston sot 116-vjetorin. Ethel Caterham, e cila jeton në një shtëpi të moshuarish në Lightwater, Surrey (Britani), u bë personi më i vjetër në prill pas vdekjes së murgeshës braziliane, motër Inah Canbarro Lucas, në moshën 116 vjeçare. Caterham ka lindur më 21 gusht 1909, tre vjet para katastrofës së Titanikut, tetë vjet para Revolucionit Rus dhe jetoi gjatë dy luftërave botërore. E lindur në Shipton Bellinger, Hampshire, ajo u rrit në Tidworth në Wiltshire. Gjatë adoleshëncës ajo punoi si dado në Indi dhe më vonë jetoi në Hong Kong dhe Gjibraltar me bashkëshortin e saj Norman, një nënkolonel në ushtri. Personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë, mosha e të cilit mund të verifikohet, ishte francezja Jean Louise Calment,...