Lavrov: Dërgimi i trupave të huaja në Ukrainë është i papranueshëm, evropianët po sabotojnë përpjekjet për armëpushim

Lavrov: Dërgimi i trupave të huaja në Ukrainë është i papranueshëm, evropianët po sabotojnë përpjekjet për armëpushim

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se prania e trupave të huaja në territorin ukrainas nuk mund të pranohet nga Moska. Kjo deklaratë u bë gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar. Sipas Ministrit të Jashtëm rus, diskutimet që po zhvillohen midis Perëndimit dhe palës ukrainase tregojnë se ka plane që lidhen me ofrimin e garancive përmes ndërhyrjes ushtarake nga forcat e huaja në zona specifike të Ukrainës. “Siç duket, të gjitha këto mendime lidhen në thelb me perspektivën e ndërhyrjes ushtarake të huaj në një pjesë të territorit ukrainas “, tha ai. Lavrov shprehu shpresën se ata që diskutojnë ose promovojnë plane të tilla ose thjesht po përpiqen të tërheqin vëmendjen ose nuk i kuptojnë rreziqet që ato sjellin. “Shpresoj...