Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Familja Bramati mes skamjes dhe vuajtjeve, Bashkia Kolonjë u hoqi edhe ndihmën ekonomike
Në fshatin malor të Dokollarës, në zemër të Kolonjës, familja Bramati e siguron jetesën nëpërmjet mbledhjes së bimëve medicinale. Çaji i malit i shtrirë në shpatet e Gramozit dhe hithrat që gjenden në zonën përreth, janë burimi i vetëm i të ardhurave për dy bashkëshortët, të cilët me mund dhe sakrificë përpiqen të mbajnë familjen. Ky aktivitet kërkon shumë përpjekje fizike: ngjitje në terrene malore, mbledhje me dorë dhe transportim në kushte të vështira. Valbona Bramati tregon se edhe pse i sëmurë, bashkëshorti i saj çdo ditë punon për të siguruar bimët që u japin atyre mundësinë e një të ardhure Përveç punës së rëndë, sfidë mbetet edhe banesa ku jetojnë. Shtëpia e vjetër, e dëmtuar prej kohësh, prej disa muajsh është në proces rikonstruksioni...