Bolsonaro po planifikonte të kërkonte azil politik në Argjentinë, çfarë zbuloi dokumenti i gjetur në telefonin e ish-presidentit

Bolsonaro po planifikonte të kërkonte azil politik në Argjentinë, çfarë zbuloi dokumenti i gjetur në telefonin e ish-presidentit

Policia braziliane ka pohuar në dokumentet e gjykatës se ka gjetur një dokument në telefonin celular të ish-presidentit Jair Bolsonaro që tregon se ai kishte planifikuar të ikte në Argjentinë përpara gjykimit të tij për dyshimet se kishte komplotuar një grusht shteti. Populisti i ekstremit të djathtë përballet me një dënim me burg prej mbi 40 vitesh kur gjykata supreme e Brazilit të mblidhet muajin tjetër për të vendosur nëse ai është fajtor për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, të cilat Bolsonaro i humbi ndaj kundërshtarit të tij të majtë Luiz Inácio Lula da Silvaa, sipas The Guardian. Bolsonaro i mohon akuzat, por disa ekspertë ligjorë dhe politikë besojnë se bazuar në peshën e provave dënim do të jetë i...