Fyente dhe përndiqte në rrjetet sociale kolegun dhe familjarët e tij, arrestohet 61-vjeçari, punonjësi i bashkisë së Fushë Arrëzit

Fyente dhe përndiqte në rrjetet sociale kolegun dhe familjarët e tij, arrestohet 61-vjeçari, punonjësi i bashkisë së Fushë Arrëzit

Policia e Fushë Arrëzit ka vënë në pranga një 61-vjeçar, punonjës të kësaj bashkie. Ai është kallëzuar nga një tjetër punonjës i kësaj bashkie, ku sipas tij, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe e ka përndjekur në rrjete sociale 38-vjeçarin dhe familjarët e tij. Sipas denoncimin, 61-vjeçari ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi...