Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
EMRI/ I dënuar për drogë, arrestohet në Kakavijë 43-vjeçari
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Shtetasi Jani Basriu ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 3 vjet dhe 4 muaj burgim. “Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kakavijë kapën në hyrje të RSh-së, shtetasin e shpallur në kërkim J. B., 43 vjeç, banues në Cërrik, i cili është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me vendim të formës së prerë, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Policia e Elbasanit”, njoftoi policia.