Shqipëria mes “top” destinancioneve për vitin 2025! Rritje me mbi 80% të turistëve krahasuar me periudhën para pandemisë

Shqipëria mes “top” destinancioneve për vitin 2025! Rritje me mbi 80% të turistëve krahasuar me periudhën para pandemisë

Turizmi botëror po njeh një vit rekord. Por mes dhjetë destinacioneve më të suksesshme të vitit 2025, renditet edhe Shqipëria si një histori suksesi. Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Turizmit, gjatë këtij viti numri i vizitorëve ndërkombëtarë në Shqipëri është rritur me 80%. Riviera Shqiptare, dikur një perlë e fshehur, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë me plazhe të virgjëra, ujëra të kristalta dhe sharmin mesdhetar. Ndërkohë, vijon të jetë një prej destinacioneve më të sugjeruara, jo vetëm nga mediat e huaja por edhe nga agjencitë e ndryshme të turizmit. Së fundmi, Travel Binger, ndër destinacionet kryesore për t’u vizituar në Ballkan, rendit dy qytetet shqiptare, Beratin dhe Shkodrën, të cilat i vlerëson për bukuritë natyrore, historinë, ushqimin e shijshëm...