Çfarë është korridori E1 në lindje të Jeruzalemit, përse e do me ngulm Izraeli!

Çfarë është korridori E1 në lindje të Jeruzalemit, përse e do me ngulm Izraeli!

Një Breg Perëndimor i ndarë në dy pjesë: Nga njëra anë, një territor që bashkon Jerusalemin Lindor me koloninë e Maale Adumim, në skajet e Shkretëtirës Judeane dhe një hapësirë tjetër që ndan rajonin e Ramallahut nga ai i Betlehemit. Ky është i ashtëquajturi blloku E1 (East 1), korridori kontrovers i projektuar që në vitet 1990 në lindje të Jerusalemit, por që duket vetëm tani po mendohet të vihet realisht në jetë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej afërsisht 12 kilometrash katrorë në të cilën, sipas planeve të qeverisë izraelite, do të ndërtohen mbi 3,400 njësi banimi për kolonët hebrenj. Qëllimi është të parandalohet në mënyrë efektive krijimi i një zone të gjerë metropolitane mes Ramallahut dhe Betlehemit, e cila të mund të kthehej në...