Denoncuan te ZËRI se kanë mbi 5 vite pa ujë, drejt zgjidhjes problemi i dhjetra familjeve në Dajt, administratori: Do kërkojmë ndihmë në fondacione nëse UKT nuk përgjigjet!

Denoncuan te ZËRI se kanë mbi 5 vite pa ujë, drejt zgjidhjes problemi i dhjetra familjeve në Dajt, administratori: Do kërkojmë ndihmë në fondacione nëse UKT nuk përgjigjet!

foto ilustruese TIRANË- Disa ditë më parë Zëri publikoi një denoncim të banorit Hamit Kodra në lagjen Gërmadhë të fshatit Ferraj, në njësinë administrative Dajt, duke u shprehur se lagjia prej më shumë se 5 vitesh nuk ka uji të pijshëm. Pas denoncimit të banorit, kontaktuam administratorin e njësisë administrative Dajt, Alfred Brahja duke e pyetur në lidhje me këtë shqetësim të kryefamiljarit Kodra dhe disa familjeve të tjera në atë zonë. I pyetur nga Zëri se cilat janë masat që ka marrë administrata e Dajtit, Alfred Brahja u shpreh se njësia administrative nuk ka fonde të mjaftueshme dhe nuk është kompetencë e saj për të zgjidhur situatën, duke ia kaluar kështu përgjegjësinë UKT Tiranë. Gjithashtu në komunikimin që patëm me Z. Brahja për zgjidhjen...