Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, ARRSH hap tenderin për projektin
Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje në Urën e Milotit, e cilësuar si emergjente dhe që lidhet konkretisht me mbrojtjen e themeleve. Në një procedurë të çelur këtë të enjte, me fond limit 107 milionë lekë, ARRSH vlerëson se ky projekt erdhi pas një investigimi në terren të konsulentit, i cili konstatoi gjendjen e saj dhe nevojën për ndërhyrje. Ura ndodhet aktualisht në mes të jetëgjatësisë që kanë veprat e kësaj natyre; ndërhyrja parashikon rritjen e sigurisë.ARRSH vlerëson se themelet e Urës janë në një gjendje tej të dëmtuar.“Për këtë sugjerojmë se Urës, si masë emergjente, duhet t’i bëhen punimet sipas përshkrimeve të mëposhtme, për të siguruar një jetëgjatësi të saj me kufizimin e ngarkesave, siç ajo është sot, për një periudhë deri...