Vjedhja që tronditi botën: Zhdukja e Mona Lisës në Paris, 21 gusht 1911

Vjedhja që tronditi botën: Zhdukja e Mona Lisës në Paris, 21 gusht 1911

Paris, 21 gusht 1911. Mëngjes herët, ndërsa Muzeu i Luvrit pushonte në heshtjen e zakonshme të së hënës, një nga veprat më të njohura të artit botëror, Mona Lisa e Leonardo da Vinçit, u zhduk pa lënë gjurmë. Askush nuk e pa, askush nuk e dëgjoi. Thjesht… nuk ishte më. Një ditë më vonë, piktori Louis Berou, i cili kishte ardhur të pikturonte vetë Mona Lisën, zbuloi boshllëkun në mur dhe ngriti alarmin. Fillimisht, mendohej se piktura ishte zhvendosur për mirëmbajtje apo fotografim. Por ndërsa orët kalonin dhe da Vinçi nuk po gjendej, muzeu u përfshi nga paniku. Ajo që dukej e pamundur ishte bërë realitet: dikush kishte vjedhur Mona Lisën. Skandal në Paris: Dyshohet Picasso! Pas hetimeve të para, policia nisi të hetojë botën...