Karta bjelloruse e amerikanëve

Karta bjelloruse e amerikanëve

Nga Eljanos Kasaj* “Bjellorusia është e gatshme të organizojë një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodimir Zelenskij nëse kjo është e nevojshme për të siguruar paqen”, deklaroi për median prestigjioze ruse “Vjedomosti” sekretarja e shtypit e udhëheqësit bjellorus Natallja Ejsmant. “Bjellorusia nuk ka kërkuar rolin e ndërmjetësit dhe nuk po e kërkon atë, por nëse është e nevojshme për paqen në republikën tonë vëllazërore, ne jemi të gatshëm të organizojmë çdo takim. Dhe do të bëjmë gjithçka në nivelin më të lartë”, vijoj më tej zonja Ejsmant. Kjo deklaratë vin pas bisedës telefonike të Presidentit bjellorus Aleksandr Lukashenka me homologun të tij amerikan Donald Trump,e cila u zhvillua në prag të takimit të udhëheqësve amerikanë dhe rusë në Alaska, të premten...