Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tentuan të kalonin kufirin me drogë të fshehur në automjet, arrestohen dy shtetas në Morinë
Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Kukësit pasi tentuan të kalonin kufirin me një automjet në të cilin kishin fshehur një sasi lënde narkotike. Blutë kanë sekuestruar doza kanabisi në formë çokollate dhe automjetin. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Suzuki Vitara”, me drejtues shtetasin R. V. dhe pasagjer shtetasin M. C. Gjatë kontrollitmnë automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në kroskot, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. V. iu gjet një sasi lënde e dyshuar kanabis...