“Karriera e tij është njollosur me…”/Netanyahu vazhdon sulmet ndaj Albaneses

“Karriera e tij është njollosur me…”/Netanyahu vazhdon sulmet ndaj Albaneses

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vazhduar sulmet personale ndaj homologut australian, Anthony Albanese, lidhur me vendimin e Qeverisë australiane për të njohur një shtet palestinez, duke thënë se karriera politike e Albaneses është njollosur përgjithmonë. Raportet diplomatike mes Australisë dhe Izraelit janë përkeqësuar që kur Qeveria e Albaneses javën e kaluar njoftoi se do të njihte një shtet palestinez. Edhe Franca, Britania dhe Kanadaja kanë paralajmëruar se do të njohin një shtet palestinez. Ky vendim e nxiti Netanyahun që të sulmonte personalisht Albanesen dhe ai vazhdoi sulmet ndaj udhëheqësit australian gjatë një interviste për Sky News Australia. “Mendoj se karriera e tij është njollosur përgjithmonë nga dobësia që tregoi përballë këtyre përbindëshave terroristë të Hamasit”, tha Netanyahu duke iu referuar grupit palestinez të shpallur organizatë...