Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zelensky: Jam gati për një takim me Putinin, SHBA të reagojë fuqishëm nëse presidenti rus thotë “jo”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha gazetarëve mbrëmë se është gati për një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin. “Ne synojmë të organizojmë një takim trepalësh në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-së”, sqaroi ai. Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se do të donte të shihte një “reagim të fortë” nga Uashingtoni nëse presidenti rus nuk dëshiron të ketë një takim me të. Ai shtoi se nuk është e qartë se çfarë lëshimesh do të ishte e gatshme të bënte Moska. “Unë iu përgjigja menjëherë një propozimi për një takim dypalësh: ne jemi gati. Por çfarë ndodh nëse rusët nuk janë gati?” tha ai. “Nëse rusët nuk janë gati, ne do të donim të shihnim një reagim të fortë nga Shtetet e Bashkuara.”...