I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë

I kërkuar nga Italia si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Spanjë

Një 36-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje banesash dhe përvetësim të mallrave të vjedhura, u kap në Spanjë dhe u dorëzua mëngjesin e së mërkurës autoriteteve italiane. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u shoqërua nga policia në Aeroportin Linate të Milanos dhe më pas dërgua në paraburgim. Urdhëri i arrestit ishte lëshuar si pjesë e hetimeve të koordinuara nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos, të cilat përfunduan në dhjetor 2024 me arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë të akuzuar për të njëjtat vepra. Hetimet zbuluan se banda, ku ai ishte pjesë, grabiste shtëpi dhe vila, duke përdorur makina luksoze të vjedhura për lëvizjet e tyre. Sipas autoriteteve, grupi funksiononte sipas një protokolli të mirëorganizuar: anëtarët...